“KAMBERI” është ndërmarje që meret me instalimin e ujit,nxemjes qendrore,kanalizimeve,sistemeve solare dhe sanitarive.
Kjo ndërmarje ushtron aktivitetin e saj që në vitin 1954 nga Hisen Kamberi ndërsa në vitin 1985 u regjistrua zyrtarisht si Ndërmarje për Shërbim,Prodhim dhe Tregëti Private “KAMBERI” nga pronari aktual Qenan Kamberi.Që nga ajo kohë vazhdon të ushtroj aktivitetin e saj deri më sot.
Shërbimi cilësor ka qenë ndër prioritetet kryesore të ndërmarjes që në fillet e para,kjo ka qenë edhe motivi dhe shtysa kryesore që kjo ndërmarje jo vetëm që i ka mbijetuar tregut por edhe është treguar si lider në rajonin ku ajo ushtron veprimtarin e saj.
Fillimisht “KAMBERI” është marë me instalimin e ujit,kanalizimit dhe sanitarisë,mirëpo me kalimin e viteve dhe nevojën për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve në vitin 1999 “KAMBERI” zgjeron veprimtarin edhe në instalimin e nxemjes qendrore dhe sistemve solare.
Ndërmarja ka evoluar ngadalë dhe me hapa të sigurt,duke i bindur dhe dëshmuar klientët për kualitetin që posedon.